Kurti ftoi Abdixhikun, Rukiqi ia kujton kur iu thoshte “hajvana”: Tash hajde takohemi po i harrojmë të gjitha me rëndësi pushteti

20:38 | 07 April 2025
kurti-ftoi-abdixhikun,-rukiqi-ia-kujton-kur-iu-thoshte-“hajvana”:-tash-hajde-takohemi-po-i-harrojme-te-gjitha-me-rendesi-pushteti

Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë një reagim lidhur me ftesën për takim që Kurti ia bëri Abdixhikut.

Ai ia kujton Kurtit kur opozitën e quante “hajvana”, por që tash kërkon me i harru të gjitha sepse për Kurtin sipas tij me rëndësi është pushteti.

Ai Kurtin e quan mashtrues, përçares ndër-shqiptarë dhe gënjeshtar.

Reagimi i tij i plotë:

Akti 1: Ju jeni hajvanë, hajna, tradhtarë, bashkëpunëtor të Serbisë

Akti 2: Krijo mjegull si pasojë e rezultatit fatal politik padzgjedhor: dështimit për të gjetur një partner të vetëm për qeverisje dhe shpërfaqjes së varësisë nga deputetë, që nuk kontrollohen në Kosovë

Akti 3: Hajde takohemi dhe bëjmë pazare. Po i harrojmë të gjitha. Me rëndësi pushteti.

Ky është Albin Kurti: Epitomë e jokonsistencës, mashtrimit, gënjeshtres dhe përçarjes ndër-shqiptare.

Komento:
loading