Kurti fton Hamzën, Abdixhikun dhe Gjinin në takim para seancës së 6 gushtit

15:10 | 03 Gusht 2026
ekskluzive:-kurti-fton-gjinin,-hamzen-dhe-abdixhikun-ne-takim-para-seances-se-6-gushtit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka dërguar ftesë për takim liderëve të partive politike,  para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të caktuar për 6 gusht.

Burime  të Kanal10 bëjnë të ditur se në qendër të takimit do të jenë përpjekjet për zhbllokimin e procesit të konstituimit të Kuvendit, si dhe diskutimet për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Deri më tani, ftesa për takim të paraparë për ditën e  martë u është dërguar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe atij të Aleancës, Ardian Gjini.

Sipas të njëjtave burime, pjesë e agjendës pritet të jetë edhe çështja e formimit të Qeverisë së re dhe mundësitë për arritjen e një konsensusi politik./GAZETA10

Komento: