Kurti: Gabimet e qeverive të kaluara nuk do të përseriten – s’do negocioja diçka që nuk përputhet me Kushtetutën

14:21 | 02 March 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës ka folur për marrëveshjen e dakorduar në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Kreu i ekzekutivit tha se në takimin e së hënës, të ftuar nga Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell, takimi u ftua me dy pika të agjendës, atë për formalizimin e pranimit të marrëveshjes bazë të propozuar nga BE, dhe e dyta, fillimin e diskutimeve për planin e zbatimit të kësaj marreveshje.

“Shpeshherë ka keqkuptim për këto dy dokumente. BE e ka propozuar zyrtarisht vetëm njërin dokument. Marrëveshjen bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe plani i zbatimit do duhet të negociohet dhe ato skanë filluar ende. Isha pjesëmarrës në dy lloj takime, bilateral dhe trilateral, ku prezent ishte presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

“Në takimin trilateral i ofrova BE-së nënshkrimin zyrtar si Kryeministër i Republikës së Kosovës te marreveshjes bazike të cilën do duhej ta nënshkruante edhe Borrell edhe Vuçiq, dhe të miratohej në një samit të Keshillit Evropian, por atë e refuzoi Vuçiq. Refuzimi ishte i menyrës kategorike gjë që e bëri publike dhe ai”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Qëndrimi i Borrellit është që ky dokument nuk do të diskutohet më. Pra ka një format të finalizuar dhe për këtë arsye është shpallur në web zyrtar të BE. Te dy palët janë pajtuar me një pozicion të tillë por kjo nuk nënkupton që palet e kanë pranuar zyrtarisht marrëveshjen. Pranimi bëhet vetëm përmes nënshkrimit të dy palëve. Refizumi për ta nënshkruar nga ana e Serbisë është tregues që ata nuk janë darkod me përmbajtjen, nuk kanë gatishmeri për marreveshjen”

“Presidenti i Serbisë po refuzon ta pranojë marrëveshjen si kuadër i detyrimeve ndërkombnetare të obligueshme për palet në të drejten ndërkombëtare. Arsyet nuk meritojnë komentim nga ana ime, por natyrisht do duhej të ishin pikënisje mbi vlëresimin nacional e utilitar se për kë është e favorshme një marrëveshje e tillë”

“Ata qe thone që kjo marrëveshje nuk ka njohje de facto, atëherë pse e refuzoi këtë marrëveshje Presidenti i Serbisë. Marrëveshja bazë përbën hap të rëndesishëm në rregullimin e marrëdheneieve nderkombetare ndermjet dy shteteve. Marreveshja mundëson projekt paqe, e cila e sekuencon ne kohe arritjen e nje marreveshje finale. Marrëveshja i hap rrugë Republikës sonë për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare”.

Kryeministri Kurti tha se ka vënë re se kam ka keqkuptime e informata të pavërteta me pikat e marrëveshjes, dhe se kurrë nuk do të bënte gabimet e qeverive të kaluara.

“Premisa bazë e imja si Kryeministër është se s’do të lejoja të negocioja diçka që nuk është përputhje me sistemin kushtetues, ose dicka që synon teritorializimin, monoetnicitetin për ndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të Kosoves, asnjë nga ngo, asnjeherë”.

“Gabimet e qeverive të kaluara nuk do të përseriten, do bëj përpjeke që ato gabime t’i eleminojë, ose t’i reduktojë që mos të jenë pengesë për karakterin e Kosovës. Shume detaje nuk mund t’i them, por mendja e shëndosh e ka lehtë ti kuptoje ato”.

“I vetmi nen ku ka nje problem në këtë marrëveshje është ajo që lidhet me obligimet e trashëguara, e për të cilat ka një konsesus ndërkombëtar se ato duhet zbatuar, është neni 10 i marrëveshjes”.

“E kam pranuar që ekziston një thes me marrevëshje, por duhet të sigurohemi që ato do të zbatohen sipas rrjedhes tyre kohore. Nëse më pysni ato pergjigja ime është po por vetëm nëse zbatohen të gjithë në përputhje me përcaktimet kushtetuese të Kosovës. nuk lejoj perjashtime, vecçime ose fokusime në një. Me lejoni t’ju garantojë që asgjë e re e cila nuk ka qenë e pranuar, nuk është negociuar dhe nuk është përfshire në marrëveshjen bazike”.

Komento: