Kurti: Galeria Kombëtare po restaurohet për herë të parë, po shtohen edhe hapësira të reja

08:51 | 20 Maj 2025
kurti:-galeria-kombetare-po-restaurohet-per-here-te-pare,-po-shtohen-edhe-hapesira-te-reja
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Galeria Kombëtare e Kosovës po i nënshtrohet një restaurimi tërësor për herë të parë, raporton GazetaBlic.

Ai tha se krahas restaurimit, po shtohen edhe hapësira të reja për ruajtjen e koleksionit shtetëror të veprave të artit në kushte moderne dhe dinjitoze.

“Galeria Kombëtare e Kosovës po restaurohet tërësisht për herë të parë. E përveç kësaj po i shtohen hapësira të reja për ruajtje dinjitoze dhe me kushte moderne të koleksionit shtetëror të veprave të artit. Punime të mbara!”, shkroi Kurti në një postim në rrjete sociale.

Komento: