Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ankuar në tubimin e VV’së duke thënë se janë sabotuar në këto 4 vite.
“Ndërkaq ata që na kanë sabotuar në këto 4 vite, duke përdorur secilin instrument që ende e kanë disi në duar edhe ndonjë ditë për të na goditur e dështuar tash po e shpalosin pezmin, inatin, xhelozinë, po besoni që me këto nuk ecën përpara. Ata janë prapa, ne jemi përpara dhe vazhdojmë bashkë përpara”, tha ai.
Tutje, Kurti goditi opozitën duke thënë se çdo iniciativë të tyre, opozita e ka dërguar në Kushtetuese, e këtë thotë se e kanë bërë për t’i sabotuar.
“E keni parë, keni dëgjuar qysh secilën iniciativë tonë e qoni në Kushtetuese për të na sabotuar edhe përmes Prokurorisë Speciale për të na urtësuar e shantazhuar, mirëpo e kanë gabim, dhe besoj që e kanë parë që e kanë gabim sepse ne jemi edhe të pakorruptueshem dhe të pashantazhueshëm, në cdo kohë edhe në cdo situatë”.