
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në intervistën për RTK, ka folur edhe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. Kurti ka thënë se nuk mund të shkojë në zgjedhje pa opozitën.
Sipas tij, aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nga viti 2020 ka treguar që për shpërndarje të kuvendit duhen dy te tretat dhe nuk ka mundësi tjetër që automatikisht të shkohet në zgjedhje.
Kryeministri Kurti ka premtuar se do ta ndihmojë opozitën për të shkuar në zgjedhje.
“Unë po them që shkojmë në zgjedhje kur të donë opozita. Në e ndihmojmë opozitën nëse dëshiron që të shkoi në zgjedhje, pa problem”, ka theksuar ai.
Kreu i ekzekutivit ka deklaruar se është gjithmonë gati për zgjedhje.