
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se beson që qytetarët e Kosovës përfundimisht do ta kuptojnë që Albin Kurti është person që nuk di dhe nuk do të qeveris, por dëshiron të sundojë.
Çitaku, teksa potencoi se PDK-ja nuk i përdor mjetet e propagandës siç i përdor Kurti me partinë e tij, transmeton Klan Kosova, përcjell Periskopi.
Ajo tha në Klan se rezultati nga zgjedhjet e ardhshme do të ndryshojë.
Çitaku ndërkaq dha detaje nga prapaskenat e takimeve mes Hamzës dhe Kurtit.
“Nuk ka pasur kërkesë për takim në orën 21:00, por Kurti i ka shkruar kryetarit të PDK-së për t’ia kërkuar mbështetjen për zonjën Feride Rushiti. Në WhatsApp i ka shkruar. I ka shkruar, ‘Ju ftoj që ta mbështesni zonjën Feride Rushiti’. Ne ia kemi bërë të qartë zotit Kurti që komunikimin tash e tutje e bëjmë vetëm formalisht”, theksoi ish-deputetja Çitaku.