Kurti i dërgon letër ngushëllimi Erdoganit pas fatkeqësisë në Turqi

20:56 | 06 Shkurt 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar telegram ngushëllimi Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, pas tërmeteve që goditën vendin të hënën.

Përmes kësaj letreje, Kurti ka shprehur ngushëllime në emër të Kosovës për ata që humbën jetën, derisa ka thënë se do t’i ndalë në ndihmë popullit turk.

Letra e plotë e kryeministrit Kurti dërguar presidentit Erdogan:

I nderuar President Erdoğan,

Tri ditë pas pritjes së ngrohtë gjatë vizitës sonë zyrtare, sot me pikëllim dhe dhimbje të madhe pranuam lajmin për tërmetin shkatërrues që goditi shumë zona të Turqisë.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, u shpreh ngushëllimet më të thella për humbjen tragjike të jetëve ju dhe familjarëve të viktimave të tërmetit dhe shërim sa më të shpejtë për të lënduarit.

Në këtë kohë të vështirë, Republika e Kosovës është pranë Republikës së Turqisë dhe popullit turk dhe e gatshme, mbi bazën e kapaciteteve tona me Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe ekipin mjekësor, që të ndihmoj në kalimin e kësaj tragjedie.

Sinqerisht,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

Komento: