Kurti i ftuar si dëshmitar, a do paraqitet sot tek Prokuroria Speciale?

07:08 | 16 Dhjetor 2024
kurti-i-ftuar-si-deshmitar,-a-do-paraqitet-sot-tek-prokuroria-speciale?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, që më 16 dhjetor 2024, në orën 09:30, të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit.

Kurti pritet të dëshmojë për rastin e rezervave shtetërore, në të cilin janë të implikuar ministrja Rozeta Hajdari dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Kjo ftesë i është dërguar kryeministrit Kurti që nga 12 dhjetori, por ende nuk dihet nëse ai sot do ta paraqitet para Prokurorisë.

Ai ishte pyetur nëse do ta respektojë ftesën e institucionit, por u përgjigj me vetëm: ”Jam me nxitim…!”.

Komento: