Kurti i kundërpërgjigjet opozitës: Zajednica nuk kalon

11:42 | 02 February 2023

Në Kuvendin e Kosovës janë duke vazhduar diskutimet në mes deputetëve e kryeministrit Albin Kurti, në thelb për çështjen e Asociacionit.

Kurti ka numëruar gjashtë pikat që sipas tij duhet formuar paraprakisht për t’u pranuar Asociacioni.

E pas kësaj, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se 2 shkurti do të njihet si datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri Kurti.

“Kjo datë e sotme është datë e pranimit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës, nuk po them që është mirë a keq. Unë po them që kryeministri i Kosovës tha që marrëveshja e vitit 2013 që është obligim ndërkombëtar është e bëshme me disa kushte, por e bëshme është, dhe kushti kryesor është që ky Asociacion të jetë në përputhje me kushtetutën e Republikës së Kosovës, kjo ka qenë gjithmonë. Tani kryeministri foli për një marrëveshje për një pikë, numër 10, që se dimë sepse besoni ose jo tash e 6 muaj ky dialogun me Vuçiqin por asnjëherë ska ardhë me dialogun me deputetët në Kuvend. Sepse kjo qasje e tij, jo vetëm që ka sjellë ndryshim thelbësor procesit të dialogut këto dy vjet por tani po flasim për një marrëveshje që s’është as ligjërisht e obligueshme dhe nuk qartësohet interpretimi i saktë i njohjes në të”, tha Abdixhiku në Kuvend.

Pas kësaj ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri.

Ndërsa kryeministri Kurti u deklarua sërish ku tha se “unë e kam të qartë se keni qef me ua themelu Zajednicën, por Zajednica nuk kalon”.

“Sepse atë e keni pranuar ju më 19 prill, e më pas më 25 prill sërish. Ju nuk e keni zbatuar, unë nuk ua zbatoj. E para dhe e dyta sa i përket raportimit në Kuvend të Republikës, kurdo që dëshironi ua kam thënë me dyer të hapura ose të mbyllura mund të diskutojmë kudo që ju doni”,tha Kurti.

Kryeministri tha gjithashtu se ekzistojnë procedurat qysh ju e kërkoni një gjë të tillë, unë jam i gatshëm për juve.

“E dini se jam i gatshëm, prandaj lirisht ftojeni një seancë dhe vi të raportojë.Unë kam qenë i interesuar që këtë qëndrim ta bëjë në Kuvend të Republikës. Javën e kaluar kam mundur ta bëjë por s’kishte seancë.Kurdo që ju doni që të raportojë unë jam i gatshëm, sa i përket neneve unë i kam takuar krerët opozitarë ndaras dhe kanë qenë në dijeni për këtë. Kurse për diskutimet në Kuvend ju përket juve ta ftoni, e unë krerët i kam ftuar e njoftuar”,tha Kurti, transmeton lajmi.net.
Po ashtu Kurti tha se arsyeja për këtë është meqenëse “nuk dua të ndërmarrë hapa të cilët do të fajësonin shtetin tonë për rrjedhje të konfidencialiteti të bisedimeve, por Kuvendi është mbi gjithçka, është mbi mua andaj na ftoni dhe diskutojmë”.

“Sa më përket mua i kam ftuar kryetarët e partive opozitare edhe një herë po e ritheksoj se përves kushtetutë dhe ligjit janë edhe pesë kushte të tjera, monoetnik nuk bëhem”.

Komento: