Kurti i mbledh “kabinetet politike të ministrive” prezantohen “të arriturat dhe planet për vitin 2024”

21:06 | 13 Janar 2024
kurti-i-mbledh-“kabinetet-politike-te-ministrive”-prezantohen-“te-arriturat-dhe-planet-per-vitin-2024”

Zyra e Kryeministrit së bashku me kabinetet politike të ministrive për dy ditë rresht ka mbajtur punëtori të përbashkët, për siç thanë ata për planifikim strategjik dhe operacional.

Përmes një njoftimi për media thuhet se në këtë punëtori janë prezantuar të arriturat, sfidat dhe planet për vitin 2024.

‘Zyra e Kryeministrit sė bashku me kabinetet politike tė ministrive, gjatė tė premtes dhe ditės sė sotme, kanė zhvilluar punėtori tė pėrbashkėt pėr planifikim strategjik dhe operacional.  Sesionet me kabinetet politike tė ministrive ishin tė ndara sipas shtyllave bazė tė Planit Kombėtar tė Zhvillimit. U prezantuan rezultatet, tė arriturat dhe sfidat gjatė vitit tė kaluar, si dhe planet pėr vitin 2024 pėr zbatim efektiv tė objektivave tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės pėr qeverisje tė mirė, siguri dhe sundim tė ligjit, zhvillim tė barabartė dhe ekonomi tė fortė dhe tė qėndrueshme”, thuhet në njoftim.

Tutje, aty thuhet se Kurti i ka ftuar ata edhe për më shumë angazhim në voton 2024.

“Duke i falėnderuar anėtarėt e kabinetit qeveritar dhe stafin e tyre pėr punėn pėrgjatė vitit 2023, Kryeministri Kurti i ftoi ata edhe pėr mė shumė angazhim nė vitin 2024 nė realizimin e zotimeve tė programit qeverisės”, thuhet ndër të tjera aty.

Komento: