Kurti i ofendoi punëtorët e krahut, reagon deputetja e LDK-së

17:30 | 03 Shtator 2022

Albin Kurti, sot ka bërë një deklaratë të papritur.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përgjatë ditës ka thënë se mësuesit “duke menduar vetëm për paga po prodhojnë analfabet funksionalë” dhe të njëjtit po përfundojnë punëtorë krahu në Gjermani.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se duhet kërkuar falje punëtorëve të krahut meqë ata nuk janë analfabetë, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i quajti analfabetë punëtorët e krahut që punojnë jashtë Kosovës. z. Kurti tha se shkaku se po dalin analfabetë nga shkolla po shkojnë punëtorë krahu në Gjermani. Këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën. Ata nuk janë analfabetë”, shkroi ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

Kryeministër, kërkoju falje punëtorëve të krahut që i quajte analfabetë

Kryeministri i quajti analfabetë punëtorët e krahut që punojnë jashtë Kosovës. z. Kurti tha se shkaku se po dalin analfabetë nga shkolla po shkojnë punëtorë krahu në Gjermani.

Këta punëtorë të krahut e kanë mbajtur Kosovën. Ata nuk janë analfabetë.

Janë larguar në vendet e BE e deri në Amerikë jo pse janë analfabetë. Janë plot arsye tjera pse janë larguar dhe po largohen edhe sot nga atdheu.

Ka shembuj gjithandej të punëtorëve të krahut të zotë që sot kanë krijuar biznese të suksesshme në gjithë botën. Këta punëtorë krahu sjellin qindra miliona euro për Kosovën përmes remitencave!

Prandaj, Kryeministër kërko falje!

Komento: