Kurti i ofron ndihmë Italisë pas shirave vdekjeprurës

21:08 | 18 May 2023

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur gatishmërinë e tij për t’i ofruar ndihmë Italisë pas vërshime vdekjeprurëse pas reshjeve të dendura atje.

Kurti tha se me pikëllim ka marr lajmet mbi humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë ndodhur në rajonin e Emilia-Romagna.

“Me shumë pikëllim dëgjova për humbjen e jetëve dhe shkatërrimet që kanë shkaktuar përmbytjet në rajonin Emilia-Romagna të Italisë. Mendimet tona janë me qytetarët italianë dhe jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën tonë aty ku nevojitet”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Komento: