Kurti i pret në Kryeministri zyrtarët shqiptarë të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut që nuk e kanë lëshuar punën

22:17 | 07 November 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim përfaqësuesit e institucioneve lokale nga komunat e Mitrovicës së veriut, Zveçanit dhe Zubin Potokut.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe vazhdimi i përmbushjes së detyrave të tyre në kuadër të përgjegjësive që kanë.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, paqe dhe siguri, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi e shërbim ndaj qytetarëve”, thuhet në njoftim të zyrës së kryeministrit.

“Në takimin e përbashkët me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, morën pjesë Nënkryetari i Komunës së Zveçanit, Florim Kelmendi, anëtarët e Kuvendeve Komunale nga Mitrovica e veriut, Zveçani dhe Zubin Potoku: Lulzim Peci, Selvete Kelmendi, Sefer Veseli, Skender Sadiku, Vedat Mehmeti dhe Zenel Jakupi, si dhe shefat e Zyrave Komunale për Komunitete të Komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut”, thuhet në njoftim.

Komento: