Kurti: I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Turqi

12:41 | 01 Tetor 2023
kurti:-i-trishtuar-kur-degjova-per-sulmet-terroriste-ne-turqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas sulmit në Turqi, duke thënë se ndihet i trishtuar pas këtij lajmi.

Kurti u ka uruar shërim të shpejtë policëve të lënduar atje.

“I trishtuar kur dëgjova për sulmet terroriste në Ankara, Turqi, por i lehtësuar kur mësova se dëmi i synuar u shmang kryesisht nga institucionet turke. Mendimet tona janë me policët e lënduar dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Komento: