Kurti i viziton djemtë e ekipit Bad News Eagles

20:00 | 02 Maj 2022

Albin Kurti ka vizituar Bad News Eagles.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot ekipin e Bad News Eagles.

Kurti i uroi djemtë e ekipit për arritjen historike pasi u kualifikuan në garën ndërkombëtare për CS:GO, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Ai, njëherit i motivoi ata duke u uruar suksese në rrugën që po i pret në këtë garë.
Kujtojmë se kryeminstri Kurti ditë më parë i kishte uruar Bad News Eagles edhe përmes një postimi në Instagram.

“Bravo gamers! Kosova bën historinë me kualifikimin në PGL Antwerp Major 2022. Bad News Eagles sot mposhtën Sinners me rezultat 2:1. Kjo fitore i bën pjesë të garës më të madhe të vitit për CSGO.

Pra, prej internet kafesë, ku filluan ushtrimet e para, BNE nga sot na përfaqësojnë në garën më të madhe në botë. I gëzohem çdo të arriture të rinisë sonë. Ata po na dëshmojnë çdo ditë se kur kombinohet pasioni dhe puna, suksesi është i garantuar”, kishte shkruar Kurti në profilin e tij në Instagram.

Komento: