Kurti ia hedh valles në një dasmë, këngëtari i thur vargje: “Ani moj Serbi kufirin ta këputi se mu më thonë Albin Kurti”

17:45 | 13 Gusht 2026
kurti-ia-hedh-valles-ne-nje-dasme,-kengetari-i-thur-vargje:-“ani-moj-serbi-kufirin-ta-keputi-se-mu-me-thone-albin-kurti”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu bashkua një dasme të një çifti ku s’u kursye edhe në vallëzim.

Derisa Kurti vallëzonte, këngëtari i dasmës u kujdes që t’ia thurte nja dy vargje me rimë.

“Ani moj Serbi kufirin ta këputi ani se mu më thonë Albin Kurti”.

Kurti duke hyrë u pa duke përshëndetur dhëndërin e nusen.

Përveç Kurtit në këtë dasmë u panë edhe dy bashkëpartiakët e tij, Ejup Maqedonci dhe Shpejtim Bulliqi.

Ndërkohë, Kurti ka kërkuar “kohë shtesë” përtej afatit kushtetues për bisedime me partitë politike derisa këto po i kërkojnë thirrjen e seancës konstituive për konstituimin e Kuvendit.

Komento: