Kurti: Ideja e ndarjes së Kosovës s’ ka vdekur, por në dialog s’ka më bashkëbisedues për këtë temë

12:15 | 24 Korrik 2023
kurti:-ideja-e-ndarjes-se-kosoves-s’-ka-vdekur,-por-ne-dialog-s’ka-me-bashkebisedues-per-kete-teme

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një intervistë të dhënë për gazetën kroate “Veçernji List”, ka folur edhe për idenë e ndarjes së Kosovës.

Ai ka theksuar se ende nuk ka vdekur kjo ide, megjithëse sipas tij, në dialog s’ka më bashkëbisedues për këtë temë.

“Para pesë vitesh projekti i ndarjes së Kosovës ishte brenda dialogut dhe paqësor, por sot është i dalë mendsh dhe i dhunshëm, sepse në dialog nuk mund të gjenin më interlokutor, pra bashkëbisedues, i cili do të diskutonte me qetësi për ndarjen. Dëmin më të madh në integrimin e serbëve në Kosovë e ka shkaktuar pikërisht ky projekt i ndarjes”, ka theksuar Kurti.

Veçernji List: A do të thotë kjo se Beogradi dëshiron ndarjen e Kosovës?

Kryeministri Kurti: Siç edhe duket kjo ide nuk ka vdekur. Para pesë vitesh projekti i ndarjes së Kosovës ishte brenda dialogut dhe paqësor, por sot është i dalë mendsh dhe i dhunshëm, sepse në dialog nuk mund të gjenin më interlokutor, pra bashkëbisedues, i cili do të diskutonte me qetësi për ndarjen. Dëmin më të madh në integrimin e serbëve në Kosovë e ka shkaktuar pikërisht ky projekt i ndarjes. Unë tani dua normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë evropiane duke zbatuar marrëveshjen me të 11 pikat, për të cilën vendosëm në Bruksel më 27 shkurt, dhe kjo është para së gjithash njohje reciproke de facto. Kjo marrëveshje u bë gjithashtu pjesë e konkluzioneve të Këshillit Evropian. Ne na duhet normalizimi dhe evropianizimi i marrëdhënieve me Serbinë, e cila si e tillë, për fat të keq, e reziston këtë fuqishëm. Fqinjësia e mirë do të thotë të gjithë në shtëpinë e tyre dhe të gjithë së bashku në lagjen evropiane. Por që nga dhjetori i vitit 2015, nuk ka pasur asnjë përparim në lidhje me kapitullin 35 në negociatat e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe ai kapitull i referohet fqinjësisë së mirë të Serbisë me Kosovën.

Komento: