Kurti: Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgjerojmë bashkë me partnerët tanë

20:20 | 15 Shkurt 2026
kurti:-investimet-ne-polici-dhe-ushtri-do-t’i-rrisim-dhe-zgjerojme-bashke-me-partneret-tane

Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për takimet dhe bisedat që ka zhvilluar në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih (MSC): forumit më të rëndësishëm në kontinent në këtë fushë.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se siguria dhe mbrojtja, bashkëpunimi bilateral, progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik ishin në qendër të bisedimeve të tij me kryeministrin kroat, ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, ministrin e Jashtëm të Norvegjisë e senatorë amerikanë.

“Investimet në polici dhe ushtri do t’i rrisim dhe zgjerojmë bashkë me partnerët tanë demokratikë dhe perëndimorë, që ta forcojmë sigurinë, sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti.

Komento: