Kurti iu bën thirrje serbëve të Kosovës: Mos i braktisni institucionet, mos bini pre e lojërave politike

15:51 | 07 November 2022

Kurti serbëve të Kosovës: Mos i braktisni institucionet, mos bini pre e lojërave politike.

Në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar pushtetin në Serbi se po shfrytëzon serbët e veriut dhe po provon ta destaabilizojë Kosovën, për shkak se e refuzon propozimin franko-gjerman. Kurti u ka bërë ftesë serbëve të Kosovës të mos bien prej e “lojërave gjeopolitike”

“Iu bëj thirrje qytetarëve serbë, as mos i bojkotoni e as mos i braktisni institucionet e Kosovës, sepse ato janë në shërbim të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe serbëve. Mos bini pre e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”, ka thënë Kurti.

Ai thotë se është një numër shumë i vogël i serbëve që qarkullojnë me targa ilegale dhe një numër ektremisht i vogël i serbëve, që s’i marrin dokumentet e Kosovës.

“Pjesa dërrmuese e veturave që kalojnë në pikëkalime, nuk janë me targa ilegale”, ka thënë Kurti, duke i lexuar statistikat, sipas të cilave vetëm 8.5 për qind e veturave janë me targa ilegale.

“Serbët e Kosovës i kanë mbi 135 mijë letërnjoftime të Kosovës”, ka thënë Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka thënë se derisa propagandohet se po luftohen serbët, në Kosovë, në fakt, luftohet krimi e kontrabanda.

“E vetmja përkatësi që ne e kemi luftuar është ajo e krimit dhe kontrabandës”, ka thënë Svecla duke i numëruar aksionet policore të kontrabandës, që kanë përfshirë edhe veriun e vendit.

Komento: