Kryeministri ii vendit Albin Kurti ka publikuar sot fjalimin nga tubimi që ka mbajtur dje me bashkatdhetarë në Zvicër.
Kurti përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, tha se janë mbi 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër.
Kurti para tyre dha edhe një fjalim, duke u përmendur edhe fjalë të ndryshme që sipas tij përdoren në portale.
“Mërgata jonë në Zvicër ka qenë ambasada e jonë atje para se ne të ishim shtet i pavarur në Kosovë. Ajo edhe sot është ambasadorja jona e palodhshme sepse ia don të mirën atdheut, e din se çfarë është e mira për vendin dhe asnjëherë nuk harron se nga vjen. Me afër 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, ne jemi shumë krenar për lidhjet e forta të cilat i kemi ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës mërgatës sonë. Ju falemnderit shumë për tubimin madhështor dhe mikpritjen kaq të përzemërt në Interlaken”, ka thënë ai.