Kurti iu ik pyetjeve për Prokurorinë, herën e fundit shkoi në koncert, sot në mbledhje të qeverisë

14:38 | 18 December 2024
kurti-iu-ik-pyetjeve-per-prokurorine,-heren-e-fundit-shkoi-ne-koncert,-sot-ne-mbledhje-te-qeverise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që prej kthimit të tij nga Sllovenia është duke shmangur gazetarët dhe mediat. Herën e parë kur ata e kishin pritur tek Hotel Grand për ta pyetur për ftesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Kurti i rrethuar nga mbrojtja e afërt është larguar me vrap duke thënë se i duhet të shkojë në koncert tek Salla e Kuqe.

Gazetarët po atë ditë e kanë pritur kryeministrin edhe pas përfundimit, ndërkohë skenari i njëjtë është përsëritur edhe pasi Kurti ka dalë nga koncerti, duke thënë se i duhet të largohet për një takim tjetër të radhës.

Kryeministri ka shmangur mediat edhe sot, kur gazetarët e kanë pyetur nëse ka marrë një ftesë të dytë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, meqë të hënën s’është paraqitur për të dëshmuar me arsyetimin se ndodhet në udhëtim jashtë vendit.

Kurti sot është larguar me vrap, duke thënë se i duhet të shkojë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ndërkohë që në ecje e sipër ka shikuar edhe orën.

Komento: