Kurti: Janë ekzekutuar shtesat e rritura për lehonat, tashmë 500 euro

19:25 | 25 Maj 2026
kurti:-jane-ekzekutuar-shtesat-e-rritura-per-lehonat,-tashme-500-euro

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re prej 500 eurosh.

Përmes një postimi publik, Kurti bëri të ditur se vendimi për rritjen e shtesave është marrë në mbledhjen e fundit të Qeverisë, të mbajtur të premten e kaluar, duke theksuar se ekzekutivi vendosi të mos presë muajin korrik, kur paga minimale në vend pritet të bëhet 500 euro.

“Sot janë ekzekutuar shtesat për lehonat me vlerën e re, të rritur. Nga tash 500 euro”, ka shkruar Kurti.

Ai ka sqaruar se pagesat janë realizuar në sesionin e fundit bankar dhe se mund të duhet pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogaritë e përfituesve.

Kryeministri në detyrë ka uruar të gjitha nënat dhe familjet për këtë mbështetje financiare.

Vendimi për rritjen e shtesave për lehonat vjen në kuadër të masave sociale dhe mbështetjes për familjet në Kosovë.

Komento: