Kurti: Javën që shkoi reduktuam praninë e policisë në veri, tash po i hapim rrugë zgjedhjeve

17:09 | 18 July 2023
kurti:-javen-qe-shkoi-reduktuam-pranine-e-policise-ne-veri,-tash-po-i-hapim-rruge-zgjedhjeve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka konfirmuar se që nga java e kaluar kanë reduktuar për 25% numrin e policisë në godinat e tri komunave veriore.

Siç ka thënë shefi i ekzekutivit në rrjetin social “Twitter”, tashmë po bëjnë hapa para për zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Tutje, në cicërimën respektive, ai shtoi se tashmë Kosova në mirëbesim është duke respektuar marrëveshjen për depërshkallëzim të arritur në Bratisllavë.

Më poshtë edhe cicërima e plotë:

Komento: