Kurti: Jemi në hap me ShBA-të, BE-në e Britaninë për vlerat politike

11:33 | 26 Shkurt 2024
kurti:-jemi-ne-hap-me-shba-te,-be-ne-e-britanine-per-vlerat-politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Samitin për Investime në Ballkanin Perëndimor 2024 në Londër, ka thënë se Kosova është në vijë me ShBA-të, BE-në e Britaninë, si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë.

“Jemi të dedikuar për rendin, ligjin dhe luftën kundër korrupsion, Kosova është në hap gjithmonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe si në vlerat politike po ashtu edhe në ato të biznesit, sidomos pas agresionit rus në Ukrainë”, ka thënë ai në fjalimin e tij mbi pyetjen se pse duhet të investohet në Kosovë.

Ai foli edhe për investimet që janë bërë përgjatë viteve që ai është në krye të qeverisë dhe disa arsye të tjera se përse duhet të investohet në Kosovë.

“Në tri vitet e fundit ne kemi pasur zhvillim në ekonomi, progres në demokraci dhe stabilitet institucional që na ndihmoi shumë për t’u përballur me kërcënimet e sigurisë si dhe për të adresuar ndryshimet klimatike dhe pabarazinë sociale. Kosova kryeson vendet perëndimore të Ballkanit në fushën e ekonomisë sipas analizave përgjatë vitit 2023-2025. Në tri vitet e fundit rritja mesatare e ekonomisë ka qenë 6.2 GDP. Kemi shënuar rritje edhe në rregullat e ligjit si dhe në avancimin e të drejtave politike, lirive të civilëve dhe në zgjedhjet demokratike. Në këtë pozicion Kosova është favorite për investime globale dhe gjendemi në zemër të Evropës Lindore. Kemi popullsi të re ku mosha mesatare është 31-vjeç si dhe tregu i hapur i ekonomisë që dëshmon që Kosova është e angazhuar edhe për bizneset miqësore. Jemi vendi më i mirë për investime sa i përket sektorit të taksave. Indeksi i kësaj në vitin 2023 nga 23 shtete evropiane Kosova renditet e 11-ta duke lënë pas të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për anëtarësimin në Bashkimin Evropian si dhe një anëtar të BE-së. Në këto tri vjet ne kemi dyfishuar edhe eksportin dhe investimet indirekte. Neve na duhet më shumë investim pasi Kosova është e përshtatshme për këtë investim sepse është duke ndodhur tashmë, pra na duhet pak më shumë nga kjo se çfarë është duke ndodhur”, është shprehur kryeministri.

“Po ashtu një gjë që punuam shumë është të lidhim tregun e punës me arsimin profesional”, tha Kurti.

Komento: