Kurti: Jemi të pikëlluar për zjarret në Greqi, Qeveria e gatshme të ndihmojë

23:37 | 24 Korrik 2023
kurti:-jemi-te-pikelluar-per-zjarret-ne-greqi,-qeveria-e-gatshme-te-ndihmoje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për situatën në Greqi pas përballjes me zjarre të mëdha shkaku temperaturave të larta.

Kurit ka thënë se Qeveria e Kosovës është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë Greqinë.

”Pamje shkatërruese nga Greqia që tregojnë zjarre të furishme. Shpresojmë për sigurinë e të gjithë të prekurve dhe jemi të pikëlluar nga shkatërrimi dhe vështirësitë që zjarret kanë sjellë në ishuj. Qeveria jonë është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundemi“, ka shkruar Kurti në Twitter.

Komento: