Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar rënien heroike të Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të UÇK-së, në 26-vjetorin e ngjarjes.
Kurti në një postim në Facebook, ka shkruar se jetëshkrimet e secilit dëshmor të lirisë janë burime të historisë moderne të Kosovës, sepse me veprat e tyre, ata e kanë bërë vet këtë histori
“Duke i kujtuar çdo vit në përvjetorët e tyre të përjetësimit, historitë e tyre i institucionalizojmë në vlerat e shtetit tonë, rezultat i sakrificës së tyre. Jetëshkrimet e secilit dëshmor të lirisë janë burime të historisë moderne të Kosovës, sepse me veprat e tyre, ata e kanë bërë vet këtë histori”, ka thënë Kurti.