Kurti ka fjalë të mëdha për Anton Qunin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Kurti ka fjalë të mëdha për Anton Qunin

23:13 | 22 Tetor 2019

Albin Kurti, e ka cilësuar Anton Qunin si njërin ndër luftëtarët më të shquar.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mbrëmë ishte i ftuar në Syri Tv në ‘Çim Peka Live’, ku foli për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.

Ai në këtë intervistë, gjithashtu ka folur edhe për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti, nuk ka lënë pa përmendur edhe njërin nga komandantët dhe strategët e luftës së Koshares, tani kryetar i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Kurti deklaroi se Quni është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares.

“Kemi luftëtarë edhe në mesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Si shembull, Anton Quni është deputet nga Prizreni i cili është ndër luftëtarët më të shquar të Koshares. Luftëtarë ka në të gjitha anët”, shprehet mes tjerash në këtë intervistë lideri i Lëvizës Vetëvendosje.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!