Kurti: Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate, nuk e di sa jam i sigurt por ndjehem i sigurt

13:12 | 21 Shtator 2022

Kryeministri Albin Kurti në Samitin Digjital ka folur edhe për atentantin e planifikuar ndaj tij në vitin 2021, teksa konfirmoi se ka qenë në dijeni për tri sosh.

Shefi i ekzekutivit tha “sa jam i sigurt nuk e di, por mund t’ua konfirmoj që ndjehem i sigurt” e që “sigurinë e vendosin organet e sigurisë”, derisa ka bërë të ditur se ka qenë në dijeni të planit për tri atentate, por kanë vlerësuar se publikimi i atij plani ndihmon vetëm ata të cilët e kanë bërë.

“Sa jam i sigurt nuk e di, mund t’ua konfirmoj që ndjehem i sigurt, ndërkaq sa jam i sigurt e vendosin organet e sigurisë që marrin masa adekuate. Kam qenë në dijeni të planit për tri atentate, por e keni parë edhe nga informacioni që ka dalë unë e kam ditur shumë më herët se qëllimi ishte frikësimi i popullsisë, destabilizimi i vendit andaj kemi vlerësuar që publikimi i atij plani nuk ndihmon, përkundrazi ndihmon ata të cilët e kanë bërë planin. Prandaj me të drejtë kemi vlerësuar se më mirë është të mos bëhet publike, por çfarë masash do merren në vijim”, tha kryeministri i vendit.

“Sa i përket masave që duhet të merren për Institucionet dhe zyrtarët e lartë të shtetit, janë organet shtetërore të sigurisë ato që vendosin”, tha Kurti.

Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë në vitin 2021 ka zbuluar një plan për atentat të mundshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, si dhe Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës.

Komento: