Kurti: Kemi bërë reforma në drejtësi e dyfishuar rritjen ekonomike

18:30 | 12 Qershor 2022

Sot është 17 vjetori i themelimi të VV-së.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e 17-vjetorit të themelimit të partisë ka lavdëruar qeverisjen e tij, me ç’rast ka deklaruar se kanë filluar ndryshimet që e bëjnë ndarjen me të kaluarën.

“Në një vit qeverisje, Lëvizja jonë ka dëshmuar se ka qeverisje alternative përkundër asaj që kemi parë më herët”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se ka bërë reforma në drejtësi e dyfishuar rritjen ekonomike.

“Kemi dyfishuar rritjen ekonomike, kemi shtyrë reforma në drejtësi, kemi avancuar aleancat dhe partneritetet me shtetet mike. Kudo në Kosovë ne do të përpiqemi që kërkesat e qytetarëve t’i plotësojmë. Këtë vit kemi filluar ndryshimet që e bëjnë ndarjen qartazi me të kaluarën”, tha Kurti.

Ai ka thënë se tashmë ka filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme të partisë, ku gratë, rinia dhe mërgata “janë kategori që iu prijnë ndryshimeve në vend”.

Komento: