Kurti: Kemi investuar në vlerë prej 700 milionë eurove në energji

13:43 | 05 Shtator 2023
kurti:-kemi-investuar-ne-vlere-prej-700-milione-eurove-ne-energji

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po merr pjesë në prezantimin e programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se në vlerë prej 700 milionë eurove kanë investuar në energji.

“Reformën e energjisë e kemi filluar me rritjen dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Në vlerën prej 700 milionë eurove kemi investuar në energji. Kemi nisur si projekt për krijimin e 100 megavateve”, deklaroi Kurti.

Tutje shefi i ekzekutivit bëri thirrje për bashkësi sociale për kursimin e energjisë.

“Bëjmë thirrje për bashkësi sociale për kursimin e energjisë dhe subvencionimi i qytetarëve për ruajtje të energjisë. Programi për rastet sociale, të moshuar dhe familje. Jemi qeveri dhe s’do të harrojmë që jemi e qytetarëve”, tha ai.

Komento: