Kurti: Kemi sukses në menaxhimin e pandemisë, punëtorëve shëndetësorë po iu dalim zot

12:41 | 27 Maj 2021

Kurti: Kemi sukses në menaxhimin e pandemisë, punëtorëve shëndetësorë po iu dalim zot.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e udhëhequr nga ai, po shënon suksese në menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

Ai tha se personave që janë në vijë të parë në përballjen me koronavirusin, sipas tij, po iu dalin zot.

“Unë besoj që kur bien shifrat e infektuarve, vdekjeve, rasteve aktive, është mirë. Kemi sukses në menaxhimin e pandemisë. Unë po tregoj dallimin drastik mes gjendjes që e kemi gjetur dhe asaj aktuale. Edhe në ndihmën e atyre që janë në front të pandemisë, po iu dalim zot, nuk e kemi prioritet çështjen financiare, por shëndetin publik para se gjithash”, tha Kurti në Seancë, gjersa iu përgjigj pyetjes së deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, lidhur me shtesat për punonjësit shëndetësorë.

Komento: