Kurti kërkon ‘falënderim e mirënjohje’’ nga deputetët për raportimin në Kuvend: Kryetarët e partive tuaja s’janë këtu, unë po

19:45 | 03 Prill 2026
kurti-kerkon-‘falenderim-e-mirenjohje’’-nga-deputetet-per-raportimin-ne-kuvend:-kryetaret-e-partive-tuaja-s’jane-ketu,-une-po

Kryeministri Albin Kurti sot ka raportuar para deputetëve në lidhje me rritjen e çmimit të naftës.

Ndonëse e ka detyrim të raportojë para tyre në Kuvend, ai u ka kërkuar atyre “një falënderim dhe mirënjohje”.

‘‘Një kryeministër që dëgjon tri orë e gjysmë, e pastaj vjen edhe në vazhdim të seancës, e do së paku një falënderim edhe mirënjohje, edhe a e dini pse? Sepse kryetarët e partive tuaja s’janë këtu. Për dallim prej kryetarëve të partive të juaja, këtu është kryeministri, prandaj e kërkoj një mirënjohje e falënderim’’, ka thënë ai.

Komento: