Kurti: Kërkova ndëshkimin dhe sanksionimin e Serbisë në Bruksel

16:45 | 27 Tetor 2023
kurti:-kerkova-ndeshkimin-dhe-sanksionimin-e-serbise-ne-bruksel

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media është deklaruar për takimin e së enjtes në Bruksel.

Ai, ka thënë se takimi ishte mundësi e mire për të kërkuar nga BE-ja më shumë siguri në kufirin me Serbinë.

“Kërkova ndëshkimin dhe sanksionimin e Serbisë për sulmin ndaj Kosovës. I kërkojmë sanksionet si ndëshkim për hir të mos përsëritjes”, ka thënë Kurti, raporton front Online.

“Për të mos pasur përsëritje të dhunës vrastare është i domosdoshëm sanksionimi i Serbisë. Kam thënë që grupi terrorist duhet të ekstradohet në Kosovë”, ka shtuar Kurti./Front Online

Komento: