
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka deklaruar se rezultati i zgjedhjeve përbën një tjetër konfirmim të mbështetjes qytetare për subjektin që ai udhëheq.
Duke folur para mbështetësve në tubimin e organizuar pas përmbylljes së votimeve, Kurti tha se ky është “edhe një konfirmim i radhës” i qeverisjes së Vetëvendosjes, duke shprehur bindjen se ajo do të vazhdojë jo vetëm gjatë kësaj dekade, por edhe më gjatë.
“Ky është edhe një konfirmim i radhës që së paku kjo dekadë, e unë besoj edhe shumë më shumë se kaq, është e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh Kurti.
Ai theksoi se edhe në këtë proces zgjedhor është dëshmuar mbështetja e elektoratit për partinë e tij, duke shtuar: “Edhe në këto zgjedhje u dëshmua që të gjithë garojnë, shumica votojnë, e ne fitojmë.”