Kurti: Kosova duhet të mësojë nga përvoja dhe suksesi i Irlandës, kemi ngjashmëri dhe lidhje të ngushta me SHBA-në

11:10 | 11 Janar 2024
kurti:-kosova-duhet-te-mesoje-nga-pervoja-dhe-suksesi-i-irlandes,-kemi-ngjashmeri-dhe-lidhje-te-ngushta-me-shba-ne

Kryeministri Albin Kurti tha se me kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar biseduan për thellimin e miqësisë, ndërsa tha se Kosova mund të mësojë nga përvoja dhe suksesi i Irlandës.

Kurti tha se “Irlanda është shembulll” dhe “burim frymëzimi”.

“Kemi ngjashmëri që ne i ndajmë… Nga pikëpamja shoqërore, populli ynë shquhet për ngrohtësinë dhe mikpritjen e tij pavarësisht vështirësive që ka përjetuar”, tha Kurti në konferencën e përbashkët për media.

“Të dy shtetet gëzojmë një aleancë të palëkundur dhe lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Kurti tha se “Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësimin si në Këshillin e Europës, si dhe për anëtarësim në Bashkimin Europian”. Ai tha se i kërkoi kryeministrit irlandez mbështetje për të marrë statusin e vendit kandidat.

Komento: