Kurti: Kosova po lulëzon, Gjermania është buzë recesionit

20:08 | 04 Shkurt 2025
kurti:-kosova-po-lulezon,-gjermania-eshte-buze-recesionit

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bëri një krahasim të çuditshëm mes pretendimeve të “progresit ekonomik” të vendit.

Kurti gjatë tubimit elektoral në Podujevë tha se me qeverinë e udhëhequr nga ai Kosova “po lulëzon”, ndërsa Gjermania, tha ai, “është buzë recesionit”.

“Kosova po lulëzon, e fatkeqësisht Gjermania është buzë recesionit. Kanë me u kthy gjithë e më shumë bashkëatdhetarët tonë. Ta përparojmë atdheun tonë. Edhe mënyra e tretë qysh kena me rrit fuqinë punëtore janë gratë. Prandja do ta kemi super punën për gratë.”

Komento: