Kurti: Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur, hardisku nuk ka regjistruar bisedën në Këshillin e Sigurisë

16:00 | 25 Mars 2020

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se Kosova po vazhdon të jetë i kapur.

Kurti njoftoi se është zhdukur disku i transkriptit të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

“Më 17 mars është bërë mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Tani po më informojnë se nuk ekziston transkriptimi. Kosova po vazhdon të jetë i kapur. Atë natë ka pasur tentim puçi”.

I pari i Qeverisë shtoi se lidhur me prononcimet për gjendjen e jashtëzakonshme kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, nuk është konsultuar me atë si partner i koalicionit.

“Pesë orë përpara Isa Mustafa ka pasur postim për Gjendje të jashtëzakonshme. A nuk është dashtë që ai të konsultohet”.

Albin Kurti replikoi me deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj.

“Nuk po jap dorëheqje, ky është rrëzim. Unë kurrëfar dorëheqje nuk po jap. Po kam qëndruar me presidentin disa orë, por po qëndroj edhe këtu edhe pse kam punë të tjera Katër minuta kam qëndruar si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje se nuk mund të qëndroj më shumë. Shumë mirë që kam qëndruar sepse aty e kam marrë vesh se po kërkohet tërheqja e taksës për një marrëveshje që ekziston dhe jo për dialog. Heqjen e tarifës për lëndën e parë e kam paraqitur më 28 nëntor”.

Më pas reagoj Selmanaj i cili tha se nga Këshilli i Sigurisë asgjë nuk bëhet publike.

“Këshilli i Sigurisë edhe nëse dëshironi të bëni diçka publike nuk lejohet. Aty mbledhjet bëhen në mënyrë konfidenciale. Aty kur shkoni nuk merrni asgjë. As telefon as fletore, vetëm fletat e bardha dhe i lëni aty. Unë nuk thashë që jeni duke u dorëzuar por keni abstenuar. Të kemi thënë hiqe taksën shko në Shtëpinë e Bardhë dhe udhëhiqe dialogun. Qëllimet e juaja u vërejtën edhe pas shkarkimi të Agim Veliu.

“Pse nuk e zëvendësuat atë me Bajram Gecajn, që është zëvendësministër i parë por me Xhelal Sveçlën”

I pari i ekzekutivit kosovar tregoi arsyen pse nuk shkoi në Shtëpinë e Bardhë.

“Ka qenë me hile oferta për në Shtëpinë e Bardhë, sepse nuk ka qenë oferta për të iu bashkangjitur delegacionit dhe jo për ta udhëhequr. Më mirë të mos e shkoj fare sesa të lëshoj demonstrativisht takimin. Unë kam kontakte të përditshme me Grenellin. Unë e kam informuar për heqjen e taksës. Ai ka thënë se nuk mjafton. Unë nuk mund ta harroj reciprocitetin. Ka shumë gjëra për të cilat nuk pajtohemi me Grenellin. Unë nuk kam mundur të zëvendësoj atë se ka pasur vetëm disa ditë që ishte emëruar.”

Komento: