Kurti krenohet me diasporën: Brenda një viti sollën në Kosovë 1.4 miliardë euro

10:38 | 22 Shkurt 2022

Kurti: Brenda një viti, diaspora në Kosovë solli 1.4 miliardë euro.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe deputetë të shumtë të Kuvendit të Kosovës bashkë me përfaqësues të Shoqërisë Civile morën pjesë në hapjen e tryezës “Tryeza e rrumbullakët mbi të drejtat e diasporës”.

Me këtë rast, kryeministri Kurti deklaroi se remitencat e diasporës në Kosovë brenda një viti shkojnë deri mbi 1.4 miliardë euro.

Sipas Kurtit, kjo dëshmon se mërgata luan një rol kyç në zhvillimin e vendit.

“Jemi duke punuar që diasporën ta angazhojmë në disa mënyra. Poashtu, diaspora mund të kontribuojë në ndërmarrje, lidhje tregtare, që ndikojnë në rritjen e potencialit të vendit tonë”, tha Kurti.

Kryeministri shtoi se Qeveria po punon vazhdimisht që të krijojë të gjitha kushtet që krahas investimit në atdhe, mërgata të sjelle dhe dije.

Komento: