
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka përkujtuar sot masakrën e 28 shkurtit 1998 në fshatrat Likoshan dhe Qirez, ku forcat e armatosura serbe vranë 20 civilë shqiptarë dhe katër dëshmorë ranë në luftimet me Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës.
Kurti ka theksuar se krimet e luftës nuk harrohen dhe se institucionet e drejtësisë kanë obligim moral e ligjor për të sjellë drejtësi për viktimat. Ai ka nënvizuar se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve dhe se kujtimi i tyre mbetet thirrje e përhershme për paqe dhe shtet të së drejtës.
Në mesazhin e tij, Kurti ka kujtuar familjet e masakruara në Likoshan e Qirez, përfshirë gra, burra dhe një fëmijë të palindur, duke ritheksuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë përpjekjet që krimet të mos mbesin pa u ndëshkuar.