Kurti: Krishtlindja është festë e paqes dhe e dashurisë, përdoreni për të reflektuar mirënjohje

00:08 | 25 December 2024
kurti:-krishtlindja-eshte-feste-e-paqes-dhe-e-dashurise,-perdoreni-per-te-reflektuar-mirenjohje

Kryeministri  Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar për nder të festës së Krishtlindjes.

Ai ka thënë se Krishtlindja është festë e paqes dhe e dashurisë.

“Bija e popullit tonë Shën Nënë Tereza, ishte ajo që e rrezatoi mësimin edhe në ditët më të pashpresa, e që me veprat e saj na ftoi në dashurinë, përgjegjësinë, kujdes e përpikëri ndaj njëri-tjetrit duke na thënë se Krishtlindje nuk është vetëm një datë. Është Krishtlindje çdo herë kur i buzëqesh vëllait dhe e merr për dore. Është Krishtlindje çdoherë kur nuk i pranon ato parime që i robërojnë të ndrydhurit në skaje të shoqërisë. Është Krishtlindje çdo herë që shpreson në ata që nuk kanë shpresë në aftësi fizike dhe shpirtërore”, u shreh kryeministri.

Kurti tha se Krishtlindja është edhe mirënjohje edhe falënderim, teksa bëri thirrje,” ta përdorim këtë festë për të reflektuar mirënjohje dhe për të bashkëbiseduar me falënderim për atë që kemi te njëri tjetri, e të vazhdojmë të kujdesemi për njëri tjetrin gjatë vitit që vjen dhe të qëndrojmë pranë njëri tjetrit në momentet e vështira”.

“Për shumë mot Krishtlindja dhe gëzuar Vitin e Ri”, ishte urimi Kurtit në fund të fjalës së tij.

Komento: