Kurti kundër sulmeve ruse: Kosova mbështetë sovranitetin e Ukrainës

11:32 | 22 Shkurt 2022

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova mbështetë sovranitetin e Ukrainës, pas sulmeve të mbrëmshme nga Rusia.

Gjatë një fjalimi në seancën parlamentare, shefi i ekzekutivit deklaroi se vendi ynë është i bashkërenduar me fuqitë e mëdha botërore.

“Falënderojë dhe mirëpres diskutimet, qëndrimet e deputetëve Haki Abazi dhe Enver Hoxhaj. Qeveria e Republikës së Kosovës padyshim se mbështet sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Sikurse deri më tani edhe në vijim do të jemi përherë të bashkërenduar me BE-në, SHBA-në dhe NATO-n”, u shpreh ai.

Komento: