Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

23:08 | 20 December 2024
kurti:-kur-behemi-bashke,-edhe-punet-jane-me-te-mira

Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë 2030, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve.

Në një postim në Facebook, Kurti tha se kur dy kombet shqiptarë janë të bashkuar, gjithçka bëhet më e mundur dhe më e suksesshme.

“Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira dhe e rrisin imazhin e kombit shqiptar,” tha ai.

Kryeministri vuri në pah se organizimi i Lojërave Mesdhetare do të jetë një mundësi për të dëshmuar traditën e mikpritjes shqiptare, duke ofruar një ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare që do të forcojë lidhjet mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe do të sjellë përfitime për të dyja vendet.

Komento: