Kurti: Kur nuk ka protesta të dhunshme të organizuara nga Beogradi zyrtar, nuk ka përshkallëzim në veri të Kosovës

13:22 | 23 Gusht 2023
kurti:-kur-nuk-ka-protesta-te-dhunshme-te-organizuara-nga-beogradi-zyrtar,-nuk-ka-pershkallezim-ne-veri-te-kosoves

Kryeministri Albin Kurti në seancën e sotme të Qeverisë u ka thënë ministrave se gjatë takimeve që ka pasur gjatë qëndrimit në Athinë është diskutuar edhe për situatën në veri të Kosovës.

“Në darkën e përbashkët që patëm theksova se anëtarësimi i Kosovës në BE nuk ka alternativë, se të gjitha vendet që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet të zbatojnë demokracinë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe fqinjësinë e mirë dhe se është e nevojshme për një fqinjësi të mirë demokratike dhe evropiane që dejuron dhe defakto njohin njëri-tjetrin”, tha Kurti.

Kurti shtoi se në darkën e përbashkët dhe në takimet bilaterale është diskutuar për situatën në veri të Kosovës.

“Në takimet bilaterale dhe në darkën e përbashkët po ashtu theksova se deeskalimi në katër komuna në veri është rezultat i arrestimit të elementëve të dhunshëm që sulmuan policinë tonë, ushtarët e KFOR-it dhe gazetarët nga njëra anë pasi largimi i një pjese të ekstremistëve të dhunshëm drejt Serbisë në anën tjetër “Tani duhet të parandalohet një përshkallëzim i ri, kur nuk ka protesta të dhunshme të organizuara nga Beogradi zyrtar, nuk ka përshkallëzim në veri të Kosovës. Kosova pikërisht po zbaton marrëveshjen e arritur në Bratisllavë më 10 korrik të këtij viti”, tha Kurti./FrontOnline/

Komento: