Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim edhe në Mitrovicë

17:26 | 15 Nëntor 2025
Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim edhe në Mitrovicë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka shpërndarë pamje nga stadiumi i Mitrovicës.

Në një postim në Facebook, Kurti bëri të ditur se Lojërat Mesdhetare të vitit 2030 po i sjellin edhe në Mitrovicë.

“Stadiumin Olimpik po ia rikthejmë Mitrovicës. Lojërat Mesdhetare 2030 po i sjellim edhe në Mitrovicë”, ka shkruar Kurti.

Komento: