Kurti luan me zjarrin, entuziazmon nxënësit në “Xhevdet Doda” dhe ministrin Vitia

11:33 | 03 Maj 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten ka qenë mysafir në “Panairin e Shkencës” në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ku edhe vetë kishte qenë nxënës dikur, shkruan Gazeta Express.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit, shihet që Kurti është përfshirë në një prej eksperimenteve kimike të realizuar nga nxënësit.

Pasi Kurti e lyen dorën me një përmbajtje të lëngshme, njëri nga nxënësit më pas ndez materialin të cilin kryeministri Kurti e kishte në dorë. Pasi ky eksperiment kryhet me sukses, të gjithë nxënësit të entuziazmuar brohorisin, ndërkohë shumë i entuziazmuar shihet edhe ministrii Arben Vitia./GazetaExpress/

Komento: