Kurti: Luledielli, kulturë me rëndësi strategjike

15:06 | 13 Gusht 2023
kurti:-luledielli,-kulture-me-rendesi-strategjike

Kryeministri, Albin Kurti tha se luledielli është kulturë me rëndësi strategjike.

Kështu, ai njoftoi në Facebook se fermeri Shukri Sallahu ka mbjellur 30 hektarë me lulediell.

“Ai produktin final e ka tanimë të dedikuar për eksport për shkak të kërkesës së lartë në treg për lëndën e parë. Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit”, shkroi Kurti.

“Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektarë me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektarë me misër. Sipërfaqet e mbjella me lulediell ishin 48 hektarë në vitin 2022, ndërsa këtë vit janë pothuajse 300 hektarë, pra rreth 521% më shumë”, shtoi kryeministri.

Komento: