Kurti: Me Bedri Hamzën biseduam për bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve të dy anëve të lumit të Ibrit

12:17 | 10 Qershor 2025

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se gjatë takimit me kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, janë diskutuar vetëm çështje bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe jo ndonjë marrëveshje politike për formimin e qeverisë.

“Kemi thënë në komunikatën tonë. Bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve të të dy komunave, të dy anëve të lumit të Ibrit,” tha Kurti.

Deklaratën e bëri pas 147- vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit.

Komento: