Kurti befason me deklaratën “Më keni bo Kryeministër, ma mirë me u pa bo kryeprokuror”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka befasurar me deklaratën e tij, ku thotë se ‘më keni bo kryeministër, më mirë me u pa bo kryeprokuror’.
Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë një takimi, ndërsa është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Kurti dëgjohet duke thënë se prokuroria dhe gjyqësia duhet të funksionojnë si duhet.
“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, shprehet ai.