Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka zhvilluar replika të vazhdueshme me kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu lidhur me funksionimin e Institutit për Krime Luftë në Kosovë.
Tahiri ka thënë se njerëzit që punësohen në këtë Institut duhet të kenë grada shkencore dhe jo të jenë militant partiak.
Ndaj kësaj ka reaguar ashpër kryeministri Albin Kurti, duke akuzuar Tahirin se po tenton ta banalizojë këtë cështje.
“Në këtë Kuvend në vitin 2013 janë amnistruar kriminelët me më shumë se dy të tretat, ju jau keni dhënë amnestinë. Prandaj s’keni kurrfarë legjitimiteti që ta merrni fjalën e të flisni xhepura këtu.. Mjaftë më, mjaft deputeti me shurdhues. Turp.”, ka reaguar me një nervozitet të madh kryeministri Albin Kurti.
Pas Kurtit ka reaguar drejtuesja e seancës, Saranda Bogujevci e cila ka kërkuar që të bëhet kujdes me gjuhën.
Ndërsa me pas ka marrë fjalën edhe Abelard Tahiri duke thënë se “Ku e ki këtë siklet që periudha e hetimit të krimeve me qenë 31 vjetori i vitit 2000, sepse lufta zyrtarisht ka përfunduar në qershor të 1999”.